Trafiku i rënduar bllokon rrugën nga Zvërneci në Vlorë, radhë të gjata automjetesh
Pamje nga Zvërneci VLORË- Fluksi i lartë i vizitorëve në Vlorë ka shkaktuar bllokim të rrugës nga Zvërneci der...
Prokuroria numëron 164 persona të denoncuar për përndjekje nga njëri prej partnerëve, që ka vrapuar në polici duke rrëfyer se si nga ankthi ndryshoi stilin e të jetuarit.
Disa e gjejnë njëri- tjetrin dhe përfundojnë në martesë, por është edhe ana tjetër, e atyre që ndahen. Dhe mes tyre apo kujtdo që refuzohet, ka nga ata që kthehen në ankthin më të madh të ish-partnerit. Prokuroria numëron 164 persona të denoncuar për përndjekje nga njëri prej partnerëve, që ka vrapuar në polici duke rrëfyer se si nga ankthi ndryshoi stilin e të jetuarit.
Por 66-vjeçari edhe pse i martuar akuzohet se e përndoqi një vajzë të re për 4 vite me radhë. Në disa raste ai i shkroi mesazhe kërcënuese se do ta vriste nëse ajo krijonte një lidhje tjetër. Burri për një kohë të gjatë frekuentoi të njëjtat vende ku qëndronte edhe e reja, për të cilën nëna e saj kujton në polici se e njohu mbasi familja i kishte sygjeruar të hynte në politikë sepse gjente punë të mirë. E reja thotë në fashikullin që Top Channel disponon
“Personin e kam njohur në zyrat e forumit rinor të një partie Socialiste ku ai ishte një ndër drejtuesit. Më premtoi se me mbylljen e rezultatit të zgjedhjeve do më ndihmonte të punoja si drejtoreshë në një institucion”.
Por vajza jo vetëm që nuk u punësua, por ajo u nda nga i dashuri dhe më pas mori mesazhe kërcënuese e ndjekje këmba këmbës. Nën sugjerimin e familjes se po mashtrohej, e reja ndryshoi adresë duke u punësuar diku tjetër. Ndërkohë që i tha policisë se për shkak të shqetësimeve u shtrua në spital mbasi kishte tentuar të vetëvritej. I dyshuari u arrestua për përndjekje dhe aktualisht mbahet nën arrest shtëpie me vendim gjykate. Por edhe 66 vjecari ka dhënë versionin e tij për policinë duke kujtuar se kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje dhe se me vajzën pati një lidhje pesë vjeçare, në fund të të cilës e telefononte për ta pyetur mbi jetën.
Përndjekja parashikohet në Kodin Penal si një vepër kundër moralit dhe dinjitetit. Prokuroria e përgjithshme deklaron se krahasuar me dendësinë e popullsisë për 100 mijë banorë, ky krim rezulton më tepër i kryer në qytetin e Korçës dhe të Fierit. Megjithatë të njëjtat të dhëna të prokurorisë së përgjithshme veçojnë se më të ndërgjegjësuarit për të denoncuar vijojnë të jenë banorët e Tiranës./TopChannel
Pamje nga Zvërneci VLORË- Fluksi i lartë i vizitorëve në Vlorë ka shkaktuar bllokim të rrugës nga Zvërneci der...
Librazhd LIBRAZHD- Perseid, shiu i meteorëve që shfaqet çdo vit ka ndriçuar qiejt në shumë vende anembanë botës...
Aleksandër Zaka GREQI- Detaje të reja janë zbardhur një ditë pas vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar në Greqi, Aleksa...
Foto ilustruese TEHRAN– Udhëheqësit e Organizatës terroriste Mujahedin-e-Khalq (MEK) po bëjnë marrëveshje për t&eu...
Aksident në Gjirokastër GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy shoferët që u përfshinë në ak...
Foto ilustruese Është pyetur shtetasi Erjon Hodaj, aktualisht i punësuar me detyrën e specialistit të planifikimit të pun&eum...
Droga e kapur MALTË- Një sasi e madhe kokaine me vlerë rreth 1.3 milionë euro u sekuestrua pasi Policia e Maltës arrestoi tre pers...
Foto ilustruese Nga WashintonPost Dikur një oaz i prosperitetit dhe sigurisë relative në Amerikën e Jugut, kombi eksportues i naft&eum...
Foto ilustruese VLORË- Policia e Vlorës raportoi se gjeti një makinë të përmbysur në Kuç, që dyshon se ishte...
Pamje nga rruga ERSEKË- Rruga Leskovik-Ersekë ka mbetur e bllokuar për më shumë se 2 orë. Siç duket edhe nga pamjet e ...