Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Zaka në Greqi/ 51-vjeçari pa precedentë kriminale, ende asnjë gjurmë nga autorët, shkaku ngelet 'mister'

Zaka është gjetur i vdekur me një plumb pas koke nga miku i tij Fatjon Pjetri, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.

13 Gusht 2023, 18:48 Nga a.l.
Vrasja e Aleksandër Zaka në Greqi/ 51-vjeçari pa
Aleksandër Zaka

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur një ditë pas vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar në Greqi, Aleksandër Zaka. Nga hetimet paraprake rezulton se viktima nuk ka asnjë precedentë kriminale të regjistruar në Shqipëri apo Greqi.

51-vjeçari u ekzekutua ditën e djeshme në Greqi me një plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë në ishullin Salamis në oborrin e banesës së tij. Zaka është gjetur i vdekur me një plumb pas koke nga miku i tij Fatjon Pjetri, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë. Mësohet se viktima ishte me origjinë nga Lushnja dhe kishte 15 vite pa u kthyer në vendndlindje, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se autor është një bashkëkombës i tij. 

Deri më tani policia dhe hetuesit nuk kanë siguruar ende asnjë gjurmë të tyre çka shton dyshimet për një atentat të mirëorganizuar, shkruajnë mediat greke, të cilat ndër të tjera deri në këtë pikë të hetimeve e konsiderojnë ngjarjen si një 'thiriller'. Sakaq, pritet që autopisa e viktimës të hedhë dritë mbi shkaqet e ekzekutimit të tij. 

aleksander zaka

Sondazh

Poll