Aktualitet

Media iraniane: Muxhahedinët po përgatisin ikjen nga Shqipëria, do strehohen në Kanada. Franca nuk i pranoi

Drejtuesit e grupit të MEK thuhet se kanë vendosur të zhvendosin bazën e tyre në Kanada pas presioneve të forta të qeverisë shqiptare dhe pas dështimit të negociatave të tyre me qeverinë e Parisit për zhvendosjen në Francë.

13 Gusht 2023, 18:43 Nga k.m.
Media iraniane: Muxhahedinët po përgatisin ikjen nga Shqipëria,
Foto ilustruese

TEHRAN– Udhëheqësit e Organizatës terroriste Mujahedin-e-Khalq (MEK) po bëjnë marrëveshje për të zhvendosur anëtarët e tyre nga Shqipëria në Kanada. Drejtuesit e grupit të MEK thuhet se kanë vendosur të zhvendosin bazën e tyre në Kanada pas presioneve të forta të qeverisë shqiptare dhe pas dështimit të negociatave të tyre me qeverinë e Parisit për zhvendosjen në Francë.

Një burim i informuar sigurie tha për "Tasnim" se anëtarët e MEK kanë finalizuar planin e zhvendosjes pasi qeveria e Shqipërisë dhe gjykata e vendit, vendosën kufizime ndaj grupit, ndaj edhe krerët e organizatës po bëjnë përgatitje për tërheqjen graduale të anëtarëve të tyre nga Shqipëria. Po i njëjti burim vuri në dukje se anëtarët e MEK nuk kanë arritur të marrin pëlqimin e Francës për zhvendosjen e tyre në një kamp në Auvers-sur-Oise ose në periferi të Parisit.

Javën e kaluar, qeveria e Shqipërisë e ndaloi hyrjen në vend Maryam Rajavi, kryetare e MEK. Rajavi u largua nga Shqipëria në Francë në fund të qershorit, pasi forcat e policisë shqiptare bastisën kampin e Mazësit, ku sekuestruan 150 pajisje kompjuterike, që dyshohet se janë të lidhura me aktivitete terroriste.

organizata mek mek

Sondazh

Poll