Aktualitet

Kokaina me "Audi dhe RS-6"/ E sollën nga Ekuadori me karkaleca, kapet në portin e Livornos, në pranga i riu shqiptar

Sipas mediave italiane, në pranga përfundoi i riu shqiptari, 23-vjeçari Islam Kurti. I riu kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t'ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga "narcos" e Amerikës së Jugut.

13 Gusht 2023, 20:02 Nga k.m.
Kokaina me "Audi dhe RS-6"/ E sollën nga Ekuadori me karkaleca,
Itali

LIVORNO- Një konteiner me karkaleca të ngrirëështë kapur teksa vinte nga Ekuadori, me destinacion Toskanën. Veçse karkalecat nuk ishin e vetmja gjë që transportohej, por edhe kokainë e pastër me vlerë 35 milionë euro. Sipas mediave italiane, në pranga përfundoi i riu shqiptari, 23-vjeçari Islam Kurti. I riu kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t'ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga "narcos" e Amerikës së Jugut.

Ai u vendos në pranga pasi e kishte marrë drogën dhe sa po ndizte makinën për t'u kthyer në provincën e Pizës. Fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për përdorimin e forcës dhe askush nuk është lënduar gjatë operacionit. Mendohet se ai kishte rënë dakord që të merrte drogën, për t'u paguat më pas një mijë euro për kilogram. Por nuk do të marrë asgjë pasi nuk e përfundoi "misionin e tij".

Kokaina ishte e paketuar në 45 pako: në pako celofani me simbol "Audi" dhe "RS 6". Shpesh kjo gjuhë e koduar përdoret për të treguar se kush do t'i marrë pakot. Megjithatë, muajt e fundit, organizata kriminale (duke supozuar se është gjithmonë e njëjta) kishte zgjedhur dërgesa me banane në të cilat fshihte substancën, e kësaj here duket se tentoi të ndryshonte taktikë, por nuk ia doli. 

itali

Sondazh

Poll