Sport

Tërmet nga qielli! Roberto Mancini jep dorëheqjen nga Italia...

Italia, e tronditur pas deklaratës së FIGC, e cila njoftoi vendimin e trajnerit pak ditë pasi konfirmoi rolin e tij si koordinator i të gjitha ekipeve të meshkujve.

13 Gusht 2023, 15:18 Nga DOSJA
Tërmet nga qielli! Roberto Mancini jep dorëheqjen nga Italia...

ITALI - Një lajm thyen qetësinë e të dielës së fundit të Italisë, pa Serinë A: Roberto Mancini nuk është më trajneri i “Azzurrëve”! 

Në orët e fundit nisën të qarkullonin thashetheme për një pushim të mundshëm, por askush nuk e imagjinonte që lajmi të bëhej kaq shpejt zyrtar. FIGC, megjithatë, konfirmoi gjithçka me një deklaratë: “Federazione Italiana Giuoco Calcio merr parasysh dorëheqjen e Roberto Mancinit nga posti i tij si trajner i kombëtares italiane, të marrë në fund të pasdites së djeshme”.

Një faqe e rëndësishme në historinë e “Azzurrëve” ka përfunduar, e cila filloi në maj 2018 dhe përfundoi me finalet e Nations League në 2023. Në mes, fitorja në “Euro 2020”, një triumf i fituar nga një grup, në të cilin të gjithë emrat e duhur ditën të ishin një ekip. 

Nisur nga angazhimet e rëndësishme dhe të ngushta për kualifikimet në “Euro 2024” (10 dhe 12 shtator me Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën), FIGC do të shpallë emrin e trajnerit të ri në ditët në vijim.

Emri i parë që tingëllon në listën e Federatës është ai i Luciano Spallettit, i cili në maj fitoi “Scudeton” e tretë legjendare për Napolin dhe tashmë gjendet pa ekip. Meqenëse gjithçka ka qenë kaq e papritur, ka disa emra që lidhen me pozicionin: rikthimi i Antonio Contes, Gennaro Gattuso, Fabio Cannavaro, Daniele de Rossi apo Fabio Grosso... 

Ndërkohë, të gjithë në Itali pyesin për arsyet që çoi në vendimin e papritur. Një lajm i ardhur vetëm pak ditë, pasi FIGC vuri në duart e Mancinit rolin e koordinimit të të gjitha ekipeve të meshkujve edhe ardhjen e Gigi Buffon në krye të delegacionit të “Azzurrëve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Gusht 2023, 12:00

Mbappé falet dhe rikthehet me grupin!

FRANCE - Pajtimi mes PSG-së dhe Kylian Mbappé pas dy muajsh me një marrëdhënie totalisht të prishur, ka nisur të ...