Sport

Premier League/ Vonesa edhe në Brentford - Tottenham, mungonte uji në stadium!...

Dita e dytë radhazi e problemeve teknike që vonuan Premier League. Edhe ndeshja Brentford-Tottenham u vonua me minuta të tëra, për shkak të mungesës së ujit në fushë.

13 Gusht 2023, 15:39 Nga DOSJA
Premier League/ Vonesa edhe në Brentford - Tottenham, mungonte uji në

ANGLI - Premier League e këtij viti filloi me një sërë problemesh teknike dhe të paparashikuara në nivel organizativ.

Në ndeshjen e parë të drekës të së shtunës, mes Arsenalit dhe Nottingham Forest, fillimi u vonua me gjysmë ore, pasi sistemi elektronik i leximit të biletave në “Emirates” u shkatërrua, duke lënë rreth 35.000 tifozë të “Topçinjve” jashtë për të hyrë në stadium në kohë.

24 orë më vonë, sërish në Londër dhe konkretisht në stadiumin Brentford, ndeshja ndaj Tottenhamit këtë herë u vonua vetëm për disa minuta, për shkak të problemeve me ujësjellësin e “Community Stadium”, i cili nuk kishte ujit në sistemin vaditës të fushës, gjë që është e vendosur në protokoll.

Problemi u tejkalua dhe ndeshja nisi pak pas orës 15:00, por incidenti erdhi dhe u shënua në këtë fillim sezoni në ligën më të mirë të planetit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Gusht 2023, 12:00

Mbappé falet dhe rikthehet me grupin!

FRANCE - Pajtimi mes PSG-së dhe Kylian Mbappé pas dy muajsh me një marrëdhënie totalisht të prishur, ka nisur të ...