Sport

Sergio Rico do dalë nga spitali javën e ardhshme, futbolli nuk është më prioritet i tij

Sipas “Athletic”, Sergio Rico do të dalë nga spitali javën e ardhshme, rreth tre muaj pas aksidentit që pësoi.

13 Gusht 2023, 15:55 Nga DOSJA
Sergio Rico do dalë nga spitali javën e ardhshme, futbolli nuk

SPANJE - Sergio Rico pritet të dalë nga spitali, ku ndodhet prej rreth tre muajsh pas aksidentit që kishte pësuar siç raporton “Athletic”. Në fillim të këtij muaji, ai iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në tru për të trajtuar një aneurizëm.

Kjo procedurë shkoi mjaft mirë dhe për këtë arsye, pas rreth dy javësh, portieri spanjol i Paris Saint Germain është disa ditë larg daljes përfundimisht nga spitali. Kujtojmë se e gjithë kjo situatë u krijua pasi Sergio Rico u rrëzua nga kali gjatë pushimeve dhe përplasi kokën në tokë.

Rikthimi i tij në futboll nuk është më prioriteti i tij, pasi ajo që e pret është faza tjetër e rehabilitimit të tij, me të cilën mjekët janë mjaft të kënaqur deri tani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Gusht 2023, 12:00

Mbappé falet dhe rikthehet me grupin!

FRANCE - Pajtimi mes PSG-së dhe Kylian Mbappé pas dy muajsh me një marrëdhënie totalisht të prishur, ka nisur të ...