Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo egoist! Portugezi bën "sherr", që çmimi MVP iu dha Milinkovic - Savic dhe jo atij që bëri dy gola…

Sergej Milinkovic-Savic u shpall MVP i finales së Kupës Arabe, pavarësisht humbjes nga Al Nassr, ku Cristiano Ronaldo shënoi dy gola, duke pretenduar te organizatorët në fund të ndeshje, se ky çmim i takonte atij. Shikoni videon…

13 Gusht 2023, 16:13 Nga DOSJA

VIDEO/ Cristiano Ronaldo egoist! Portugezi bën "sherr", që

ARABIA SAUDITE - Titulli i parë i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite është një fakt që mban firmën e tij. Superylli portugez e ktheu ndeshjen ndaj Al Hilalit me dy gola personalë (74' dhe 97'), për t'i dhënë Al Nassr trofeun në kohën shtesë (2-1), duke heshtur kështu kritikët e tij me trofeun e tij të parë, që nga largimi nga kontinenti evropian.

Megjithatë, edhe pse CR7 mund të ketë qenë protagonisti absolut për rezultatin e finales, çmimi i MVP-së përfundoi në duar të tjera. Dhe nuk ishte as shoku i tij i skuadrës, por ylli i humbësve, Sergej Milinkoviç-Savic.

Serbi e mori çmimin, pa e kuptuar askush, pse u votua si lojtari më i vlefshëm i ndeshjes, mbi të gjithë, edhe nga vetë Cristiano. Kamera ka kapur në momentin e dhënies së çmimit, pa e shmangur habinë dhe buzëqeshjen plot me ironi të Cristiano Ronaldos, i cili mendonte një vlerësim i tillë i takonte atij për dy golat e shënuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Gusht 2023, 12:00

Mbappé falet dhe rikthehet me grupin!

FRANCE - Pajtimi mes PSG-së dhe Kylian Mbappé pas dy muajsh me një marrëdhënie totalisht të prishur, ka nisur të ...