Art&Argëtim

Rita Orës i ndodh e papritura! Fansat e zhgënjyer kërkojnë dëmshpërblim, morën albume me autografë të falsifikuar

Fansat po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga Ora, pasi ngritën shqetësimin se autografët në albumin e saj të fundit janë të falisifikuar.

13 Gusht 2023, 12:49 Nga f.i
Rita Orës i ndodh e papritura! Fansat e zhgënjyer kërkojnë
Rita Ora

BRITANI E MADHE- Rita Ora po përballet me një situatë të pakëndëshme, pasi fansat e saj ndihen të zhgënjyer me një incident në albumet e shitura.

Fansat dhe ndjekësit e këngëtares me origjinë shqiptare, po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga Ora, pasi ngritën shqetësimin se autografët në albumin e saj të fundit janë të falisifikuar. Albumet po shiten online deri në 25 paund.

Pas akuzave të fansave, ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga kompania muzikore e cila merrej me shitjen e albumeve të këngëtares ku thuhej: Ne donim t’ju sigurojmë se kemi folur me ekipin e Ritës që ishte me të atë ditë dhe ata kanë konfirmuar se ajo ka nënshkruar albumet dhe gjithashtu ka postuar një video të saj duke i bërë ato.

Rita Orës i ndodh e papritura! Fansat e zhgënjyer kërkojnë

Ndëkohë vetë Rita Ora nuk ka dhënë asnjë përgjigje publikisht për thirrjen e fansave që të rimbursojë paratë për albumet nëse ka autografe false.

rita ora

Sondazh

Poll