Art&Argëtim

'Psoriasis', vitamina e çmuar që qetëson simptomat e rënda

Në veçanti, vitamina D, e njohur ndryshe si vitamina e diellit, të cilën trupi e sintetizon përmes ekspozimit në diell, mund të luajë një rol në ashpërsinë e psoriasis.

12 Gusht 2023, 19:40 Nga m.s
'Psoriasis', vitamina e çmuar që qetëson simptomat e
foto ilustruese

Rrezet e çmuara të diellit veprojnë si një analgjezik, ndër të tjera, për të zbutur emocionet negative dhe për të përmirësuar humorin, sigurisht me ekspozim të kontrolluar. Megjithatë, kontributi i tyre në trajtimin e një sëmundje të lëkurës konsiderohet po aq i vlefshëm.

Në veçanti, vitamina D, e njohur ndryshe si vitamina e diellit, të cilën trupi e sintetizon përmes ekspozimit në diell, mund të luajë një rol në ashpërsinë e psoriasis, raportojnë mediat greke.

Ndërsa kremrat sintetikë të vitaminës D janë një trajtim në zhvillim, studimi sugjeron se një dietë e pasur me vitaminë D ose me ndihmën e suplementeve mund të lehtësojë simptomat e psoriasis, të cilat shfaqen në lëkurë dhe shkaktojnë kruajtje të rëndë. 

Ushqimet e pasura me vitaminë D janë peshqit yndyrorë, dhe të verdhat e vezëve.

"Nëse roli i vitaminës D do të mund të vërtetohej pas studimeve të mëtejshme, ne do të flisnim për një shtesë shumë të përballueshme dhe të sigurtë në regjimin e trajtimit të miliona njerëzve që jetojnë me psoriasis", shprehet Rachel Lim, autore e studimit dhe kandidate për doktoraturë në mjekësi.

psoriasis dielli vitamina d

Sondazh

Poll