Art&Argëtim

Pas 30 vitesh, ikonat e bukurisë bëhen bashkë! Rikujtojnë kopertinën ikonë të revistës "Vogue"

Ribashkimi i vajzave do të shfaqet në revistë, në muajin shtator. Për fat të keq, në kopertinë do të mungojë prezenca e Tatjana Patitz, e cila vdiq në fillim të këtij viti.

12 Gusht 2023, 13:22 Nga f.i

Pas 30 vitesh, ikonat e bukurisë bëhen bashkë! Rikujtojnë

SHBA- Imazhi që do të shfaqet në kopertinat e "Vogue", në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, ka bërë bashkë pas 30 vitesh modelet si: Naomi Campbell, Christy Turlington, Linda Evangelista, Tatjana Patitz, Linda Evangelista dhe Cindy Crawford

Kopertina përkon me dokumentarin e ardhshëm të "The Super Models", ku shihet se ikonat e bukurisë janë përsëri të fotografuara së bashku, ashtu si për kopertinën e edicionit në janar të vitit 1990 në revistën "Vogue".

Ribashkimi i vajzave do të shfaqet në revistë, në muajin shtator. Për fat të keq, në kopertinë do të mungojë prezenca e Tatjana Patitz, e cila vdiq në fillim të këtij viti. Programi "The Super Models", i cili do të transmetohet në "Apple TV" në muajin shtator, do të tregojë detaje nga fillimi i modelingut të ikonave të bukurisë, të cilat sot janë në të pesëdhjetat e tyre.

modelet revista vouge

Sondazh

Poll