Art&Argëtim

'Barbie', filmi që po thyen rekorde por 'zhgënjeu' disa shtete, zbuloni arsyen

Barbie, e cila përfshin aktorët LGBTQ+ Scott Evans,  Alexandra Shipp dhe Hari Nef, përveç aktorëve kryesorë Robbie dhe Ryan Gosling është ndaluar gjithashtu në Vietnam për një arsye krejtësisht të veçantë.

12 Gusht 2023, 21:50 Nga a.l
'Barbie', filmi që po thyen rekorde por 'zhgënjeu'
Barbie

'Barbie' është filmi i dytë me fitimet më të larta të vitit, por jo çdo vend po e 'duartroket' suksesin e saj. Mediat e huaja raportojnë se, Kuvajti ka ndaluar në mënyrë kategorike transmetimin e filmit të njohur në kinema pasi kryetari i komitetit të censurës së filmit të vendit, Lafi Al-Subaie tha se komedia e Greta Gerwig mbart ide që inkurajojnë sjellje të papranueshme dhe shtrembërojnë vlerat e shoqërisë.

Ministri i kulturës i Libanit, Mohammad Mortada pretendoi se filmi "promovonte homoseksualitetin" dhe kundërshtonte vlerat që lidhen me besimin dhe moralin. Mortada publikoi një njoftim duke i kërkuar agjencisë së Sigurisë së Përgjithshme të Libanit, përgjegjëse për vendimet e censurës në vend, të ndërmarrë veprime për të parandaluar shfaqjen e filmit në kinema. 

Barbie, e cila përfshin aktorët LGBTQ+ Scott Evans,  Alexandra Shipp dhe Hari Nef, përveç aktorëve kryesorë Robbie dhe Ryan Gosling është ndaluar gjithashtu në Vietnam për një arsye krejtësisht të veçantë.

Më 5 korrik, Ministria e Kulturës, Sporteve dhe Turizmit të Vietnamit njoftoi se i hoqi licencën 'Barbie' për t'u transmetuar në kinema për shkak të një harte botërore të shfaqur në film që qeveria e saj e konsideroi fyese për një kufi detar të diskutueshëm prej kohësh me Kinën. 

Sipas distributorit Warner Bros, filmi Barbie ka arritur shifrën miliarda dollarëshe vetëm 17 ditë pasi u publikua. Filmi do të përfundojë fundjavën me 1.03 miliardë dollarë në shitje biletash në arkat globale. Kjo do të thotë se Greta Gerwig është bërë gruaja e parë që e ka arritur këtë si regjisore solo.

barbie

Sondazh

Poll