Art&Argëtim

Dogji ‘Ferrarin’ e Noizyt! Zbardhen DETAJE, kush është këngëtari që fshihet pas ngjarjes

Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë pas dëshmisë së vlonjatit nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai.

13 Gusht 2023, 10:58 Nga f.i
Dogji ‘Ferrarin’ e Noizyt! Zbardhen DETAJE, kush është
Noizy

DURRËS- Siar Kontit, autori që tashmë ndodhet pas hekurave, deklaroi se porosinë për djegien e Ferrarit e ka marrë nga kundërshtari i Noizyt, reperi Cllevio Serbiano, i cili emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj.

“Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme”,- ka thënë autori i ngjarjes.

Ndërkohë, Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë. Edhe pse ka dhënë këtë dëshmi, Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë pas dëshmisë së vlonjatit nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai.

Kujtojmë se dy reperët janë konfliktuar me njëri-tjetrin, madje sherri mes tyre ka degjeneruar në forma përplasjesh, si fizike po ashtu dhe në rrjete sociale. Më pas nga të dy palët u fol për një moment paqeje dhe mbyllje të problemeve, por si duket asgjë nuk është mbyllur.

noizy cllevio serbiano

Sondazh

Poll