Art&Argëtim

Noizy sërish në telashe! Reperit i digjet 'Ferrari', arrestohet autori: Jam paguar 2000 euro

Noizy-t i është djegur në Durrës Ferrari i tij me vlerë 300 mijë euro. Autori ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.

13 Gusht 2023, 10:37 Nga f.i
Noizy sërish në telashe! Reperit i digjet 'Ferrari',
Noizy

DURRËS- Reperi Rigels Rajku është sërish në telashe. Pas zjarreve të qëllimshme në biznesin e tij, këtë herë Noizy-t i është djegur në Durrës ferrari i tij me vlerë 300 mijë euro. Makina e kuqe, të cilën reperi e ka quajtur 'Shakira', është djegur për arsye konflikti me një tjetër këngëtar.

Autori, një i ri nga Vlora është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes, dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, ai ka pranuar autorësinë e zjarrit. 

Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë. 

Mësohet se pas arrestimit të autorit, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari, i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin.

reperi noizy

Sondazh

Poll