Aktualitet

Iu nxorri gishtin e mesit banorëve të Astirit, OSBE nis hetimet për ambasadorin Borchardt

OSBE-së nis hetimet për Bernd Borchardt.
Featured image of article: Iu nxorri gishtin e mesit banorëve të Astirit, OSBE nis hetimet për ambasadorin Borchardt Bernd Borchardt

Tiranë-Pas gjestit të ambasadorit Bernd Borchardt me protestuesit e Astrit, zyra qendrore e OSBE-së ka nisur hetimet për këtë të fundit.

Zyra qendrore e OSBE-së i ka kthyer përgjigje një prej banoreve të Astirit lidhur me incidentin që ndodhi me ambasadorin Borchardt pak ditë më parë në Tiranë, i cili u tregoi gishtin e mesit qytetarëve.

Përvec se e konsideron gjestin e ambasadorit të pahijshëm, zyra qendrore e OSBE-së shprehet se ndaj tij ka nisur një hetim i brendshëm, për të cilin momentalisht nuk mund të jepen detaje të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa ditë më parë  ambasadori i OSBE ofendoi protestuesit teksa po kalonte tek Drejtoria e Policisë, i shoqëruar nga një vajzë e re. Borchardt, kaloi aty në momentin kur protestuesit bënin thirrje: Rama ik, Rama ik. Në këtë çast, për arsye që ende nuk dihen, ambasadori ngriti gishtin e mesit dhe u largua. Pak metra më tej, ai e tregoi sërish gishtin e mesit ndaj protestuesve, veprim ky që ka ngjallur një sërë reagimesh në opinion publik.

E-MAIL

J.V/Dosja.al 

Shto Koment