Aktualitet

U vizitua në burg nga deputeti grek, reagon Fredi Beleri: Kërkoj të betohem menjëherë si kryebashkiak i Himarës

Prej afro tri muajsh pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, pala greke ende vijon të jetë e angazhuar për betimin e tij në Bashkinë e Himarës.

12 Gusht 2023, 15:27 Nga m.s
U vizitua në burg nga deputeti grek, reagon Fredi Beleri: Kërkoj
Fredi Beleri

TIRANE- Fredi Beleri i cili u vizitua në burg nga deputeti grek Angelos Syrigos, mësohet se i ka kërkuar ti transmetojë kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis tre gjëra. Ai i ka kërkuar që të betohet menjëherë si kryebashkiak, sikundër dhe të rrëzohet akuza e padrejtë e tendencioze, sikundër thotë ai.

Postimi 

"Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis. Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek. Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin.

Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.
Z. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:
- të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.
- të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.
- të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.
Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore". 

Prej afro tri muajsh pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, pala greke ende vijon të jetë e angazhuar për betimin e tij në Bashkinë e Himarës. Deputeti grek Angelos Syrigos mbërriti dje në Tiranë. Ai tha se ky qëndrim i drejtësisë shqiptare, do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe por edhe në integrimin e Shqipërisë në BE.

“Për më shumë se tre muaj, kryetari i Bashkisë së Himarës është në burg. Kjo gjë ndikon në marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ai ndër të tjera.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit të cilat edhe pse i arrestuar mundi t'i fitojë kundër kandidatit tjetër të së majtës, Jorgo Goro.

fredi beleri angelos syrigos

Sondazh

Poll