Aktualitet

Familjarët e Gëzim Gjinit përgënjeshtrojnë policinë: Nuk është arrestuar por vetëdorëzuar

30-vjeçari Gëzim Gjini kërkohej për llogari të Italisë, për vrasjen e kunatit Petrit Caka.

12 Gusht 2023, 15:21 Nga m.s
Familjarët e Gëzim Gjinit përgënjeshtrojnë
Gezim Gjini

Familjarët e Gëzim Gjinit kanë reaguar në lidhje me lajmin që është publikuar në media, se ai është arrestuar. Ata e përgënjeshtrojnë këtë, duke pohuar se Gëzimi është vetëdorëzuar. 30-vjeçari Gëzim Gjini kërkohej për llogari të Italisë, për vrasjen e kunatit Petrit Caka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali më datë 13 dhjetor 2022, dhe Gjini ka qenë në bashkëpunim me dy të tjerë. E motra e tij, në në një reagim për JOQ Albania konfirmon se 30-vjeçari është dorëzuar vetë dje, dhe se është e pavërtetë kur policia thotë se ai është kapur në flagrancë.

E motra e Gëzimit:

Prsh JOQ kemi nje shqetsim urrgjent tlt. Po japin gjithë medjet per nje shtetas Gezim Gjini se eshte i kerkuar nderkombetar dhe medjat e policia mashtrojne sikur Gezimi ka qene ne arrati kjo eshte komplet shpifje sepse Gezim Gjini eshte dorzuar vet dje jo eshte kapur ne flagranc sikurse e jep sot u kap ne lokal kemi fakte Gezim Gjini ne fjal eshte dorzuar vete ju lutem puplikoni video ku faktohet se eshte dorzuar vete mashtrimet e medjave qe thojne eshte kapur ne arrati ose ne lokal ....keni te drejte e plote timen si motra e Gezimit ju luten postojeni ket inf se si shteti shqiptar dhe medjat mashtrojne.

gezim gjini petrit caka

Sondazh

Poll