Aktualitet

Dha emër të rremë për t'i shpëtuar burgut, arrestohet shqiptari në Itali

Një patrullë e Policisë Rrugore të Sienës ka kontrolluar një furgon ku ndodheshin dy persona, një italian tashmë i njohur për policinë dhe një shtetas shqiptar, pa dokumente.

12 Gusht 2023, 14:25 Nga k.m.
Dha emër të rremë për t'i shpëtuar burgut,
Foto ilustruese

ITALI- Policia Rrugore e Sienës zbuloi një shtetas shqiptar 38-vjeçar ndaj të cilit ishin lëshuar tre urdhër-arreste. Sipas mediave italiane, gjatë shërbimeve të zakonshme në Autopalio, një patrullë e Policisë Rrugore të Sienës ka kontrolluar një furgon ku ndodheshin dy persona, një italian tashmë i njohur për policinë dhe një shtetas shqiptar, pa dokumente.

Dukej si një punë rutinë për punonjësit e policisë eksperte, të cilëve, megjithatë, diçka nuk u shkonte, aq sa menduan se ishte më mirë të hetonin më tej. Të dy u shoqëruan, ndërsa edhe pse dha identitet të rremë, Policia zbuloi emrin e vërtetë të shqiptarit, që nuk është bërë me dije nga mediat italiane.

itali

Sondazh

Poll