Bota

Do shkonin në Britani/ Mbytet varka me emigrantë, të paktën 1 person ka vdekur, 5 janë në gjendje të rëndë

Rreth 50 pasagjerë në bord u shpëtuan.

12 Gusht 2023, 11:56 Nga k.m.
Do shkonin në Britani/ Mbytet varka me emigrantë, të paktën
Foto ilustruese

FRANCË- Një person humbi jetën dhe pesë janë në "gjendje të rëndë" pasi një varkë me emigrantë u mbyt në Kanalin anglez. Ngjarja ka ndodhur sot dhe është konfirmuar nga autoritetet lokale franceze. Kërkimet për viktima të tjera të mundshmevazhduan deri në orët e hershme të pasdites në brigjet e Sangat (Pas-de-Calais). Rreth 50 pasagjerë që ndodheshin në bord u shpëtuan.

Anija u pikas duke u fundosur “herët në mëngjes” nga anija patrulluese franceze Cormoran, e cila nisi menjëherë një operacion shpëtimi.

Prokuroria publike e Boulonjës ka nisur hetimet për aksidentin.

Që nga viti 2018, më shumë se 100,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez, duke përdorur varka të vogla, megjithë qëndrimin e ashpër të qeverisë konservatore britanike kundër emigracionit të paligjshëm.

Një nga ngushticat më të ngarkuara në botë, Kanali anglez shpesh është skena e mbytjeve vdekjeprurëse të gomoneve të vogla të mbushura me emigrantë. Për shkak të kushteve të favorshme atmosferike që mbizotërojnë në zonë ditët e fundit, numri i varkave me emigrantë që tentojnë të kalojnë është në rritje.

france

Sondazh

Poll