Bota

“Nuk largohem nga politika”, Abazoviç: Qeveria e re duhet të formohet sa më shpejt

Abazoviç ua bëri me dije lajmin gazetarëve, në ceremoninë ku zyrtarizoi fillimin e rindërtimit të rrugës kryesore Tivat- Jaz.

12 Gusht 2023, 09:41 Nga k.m.
“Nuk largohem nga politika”, Abazoviç: Qeveria e re duhet
Dritan Abazoviç

PODGORICË- Kryeministri në ikje i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se dëshiron që qeveria e 44-të të formohet sa më shpejt, duke shtuar se nuk do të tërhiqet nga politika edhe nëse nuk është pjesë e pushtetit të ri ekzekutiv. Abazoviç ua bëri me dije lajmin gazetarëve, në ceremoninë ku zyrtarizoi fillimin e rindërtimit të rrugës kryesore Tivat- Jaz.

“E kam thënë edhe më parë, i uroj suksese. Sa më shpejt të kemi qeverinë e 44-të, aq më shpejt do të kemi qeverinë e 45-të,”- tha Abazoviç, transmeton Portali RTCG.

I pyetur nëse do të tërhiqet nga politika pas formimit të qeverisë së 44-të, ai u përgjigj negativisht.

“Pse duhet të tërhiqem nga politika? Në politikë kam arritur gjithçka. Unë kam hyrë në politikë për të dhënë një kontribut që Mali i Zi të ndryshojë për mirë dhe të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian dhe në këtë kontekst dua të jap një kontribut,”-shtoi ai.

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq i dha mandatin liderit të Lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiç për të formuar qeverinë e re./Vijesti

dritan abazoviç

Sondazh

Poll