Bota

Rusia ndalon përdorimin e iPhone dhe iPad për punonjësit e qeverisë

12 Gusht 2023, 11:08 Nga f.i
Rusia ndalon përdorimin e iPhone dhe iPad për punonjësit e
foto ilustruese

RUSI- Qeveria ruse i ka ndaluar punonjësit të përdorin iPhone dhe iPad, duke e lejuar përdorimin e tij vetëm në raste urgjence dhe gjerave personale. Mediat e huaja raportojnë se Ministria ruse e zhvillimit dixhital e ka vendosur ndalimin për shkak të frikës së spiunazhit.

“Ekziston një ndalim i përdorimit të pajisjeve Apple, telefonave inteligjentë dhe tabletëve për të hyrë në aplikacione dhe e-mail të punës,” tha Ministri i Zhvillimit Dixhital, Komunikimeve dhe Mediave Maksut Sadaev.

Ministria e lëshoi ​​ndalimin dy muaj pas pretendimeve nga shërbimi kryesor rus i sigurisë së brendshme, FSB, se disa mijëra pajisje Apple u komprometuan si rezultat i një operacioni spiunazhi nga SHBA. Kompania 'Apple' i mohoi akuzat. 

 

rusi

Sondazh

Poll