Bota

Arrestohet babai i fëmijëve që u shpëtuan nga xhungla e Amazonës, akuzohet për sulm seksual

12 Gusht 2023, 11:48 Nga f.i
Arrestohet babai i fëmijëve që u shpëtuan nga xhungla e
foto ilustruese

KOLUMBI- Babai i dy prej katër fëmijëve indigjenë të shpëtuar në xhunglën e Amazonës në Kolumbi, Manuel Ranoke është arrestuar. Mediat e huaja raportojnë se Manuel Ranoque, akuzohet se ka keqtrajtuar dy të miturit dhe nënën e tyre të ndjerë.

Guvernatori i rajonit kishte paraqitur në prokurori një foto të lëndimeve që dyshohej se kishte pësuar nëna e fëmijëve, të cilat besohej se ishin shkaktuar nga Ranoke. Ai i mohon akuzat. Ndërkohë prokuroria kolumbiane e ka konfirmuar rastin, por në deklaratë nuk jepen detaje. 

Kujtojmë se katër fëmijët e moshës një deri në 13 vjeç, u gjetur të gjallë pas më shumë se një mua, pasi avioni i tyre u rrëzua në xhunglën e Amazonës së Kolumbisë.

kolumbi amazon

Sondazh

Poll