Bota

"Ndeshja e kafazit’ me Zuckenberg, Musk i kërkon kryeministres italiane një vend epik për ‘luftën’

12 Gusht 2023, 09:34 Nga f.i
"Ndeshja e kafazit’ me Zuckenberg, Musk i kërkon kryeministres
Giorgia Meloni dhe Elon Musk

ITALI- "Ndeshja e kafazit" me Elon Musk dhe Mark Zuckenberg po afron dhe pronari irrjetit social "X" po mendon dhe për vendin e "luftës", raportojnë mediat e huaja.

Në një postim në ‘X’, Musk shkruan se ka folur me Melonin dhe ministrin italiane të Kulturës, Gennaro Sangiuliano. Musk i ka kërkuar kryeministres italiane Giorgia Meloni, një vend epik për të zhvilluar ‘ndeshjen e kafazit’ me drejtorin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckenberg. 

“Nuk do të zhvillohet në Romë. Ne po mendojmë se si të organizojmë një ngjarje të madhe bamirësie dhe historike duke respektuar dhe mbrojtur plotësisht vendet”, tha Sanguiliano, duke shtuar se kishte një “bisedë të gjatë dhe miqësore” me Musk.

Përballja e Elon Musk dhe Mark Zuckenberg, si dy gladiatorë të epokës romake do të sfidohen me njëri- tjetrin në një arenë epike të historisë italiane. Takimi do të mbahet në ditët e fundit të muajit gusht, do të transmetohet live në plataformat sociale të dy pronarëve të rrjeteve sociale dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

elon musk giorgia meloni

Sondazh

Poll