Bota

ME VIDEO/ Si u sulmua gazetari i “Nacionale” në Prizren

Protesta ishte iniciuar nga komuniteti mysliman, por gjatë marrjes së intervistave gazetari është sulmuar nga disa persona të cilët e kanë quajtur atë provokues.

12 Gusht 2023, 10:21 Nga k.m.
ME VIDEO/ Si u sulmua gazetari i “Nacionale” në Prizren
Momenti i dhunimit

PRISHTINË- Gazetari i “Nacionale”, Vullnet Krasniqi dhe kameramani i tij janë sulmuar këtë të premte nga disa persona teksa po raportonin nga protestë kundër festivalit të filmit “DokuFest” në Prizren. Protesta ishte iniciuar nga komuniteti mysliman, por gjatë marrjes së intervistave gazetari është sulmuar nga disa persona të cilët e kanë quajtur atë provokues.

Sulmi ndaj ekipit të gazetës “Nacionale” është dënuar ashpër nga përfaqësuesit e gazetarëve dhe të shoqërisë civile. Po ashtu, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sulmin ndaj gazetarëve e ka cilësuar të papranueshme duke kërkuar dënimin e autorëve.

“AGK, është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren. Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirrur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”. Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre. Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve. AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë,”- thuhet në reagimin e AGK-së. 

prizren

Sondazh

Poll