Sport

VIDEO / Nuk ka surpriza në Premier League, Manchester City e fillon aty ku e la!

Kampionët në fuqi të Manchester Cityt fituan me shifrat 3-0 përballë Burnleyt në transfertë në javën e parë të sezonit 2023/2024 të Premier Leagues.

12 Gusht 2023, 00:34 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka surpriza në Premier League, Manchester City e fillon aty ku

ANGLI - Asnjë surprizë në ndeshjen hapëse të Premier League-s. Manchester City triumfoi lehtësisht 3-0 në fushën e Burnley-t, duke u dhënë një mesazh të qartë rivalëve se do t’u duhet ndoshta një mrekulli që ta zbresin nga froni i kampionit.

Sezon i ri, zakon i vjetër për Erling Haaland. Gjiganti suedez realizoi dygolësh brenda pjesës së parë, duke u shfaqur me instiktin e vrasësit brenda zonës. Një sulmues pa limite, që në këtë sezon të dytë me City-n mund të thyejë të tjera rekorde.

Golin e tretë për skuadrën e Guardiolës e realizoi Rodri në pjesën e dytë. E vetmja nuancë negative në këtë mbrëmje për City-n ishte dëmtimi i De Bruyne, që la fushën që në pjesë ne parë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll