Sport

Më në fund… Verratti rikthehet, stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës së PSG-së

Të mërkurën mesfushori italian u informua se nuk ishte në llogaritë e Luís Enrique

11 Gusht 2023, 20:32 Nga DOSJA
Më në fund… Verratti rikthehet, stërvitet me pjesën

FRANCE - Marco Verratti ishte në seancën stërvitore të së premtes, në përgatitje për ndeshjen kundër Lorient, në ditën e parë të ligës franceze (nesër, 20:00), sipas 'L'Équipe'. 

Prania e mesfushorit italian rezultoi surpriza e madhe, pasi të mërkurën lojtari u informua se nuk është pjesë e opsioneve të Luís Enrique dhe do të jetë lënë jashtë fotos zyrtare të sezonit. 

Përveç Verrattit, Neymar, Bernart, Ekitike dhe Renato Sanches janë lajmëruar se nuk llogariten për trajnerin spanjol. Ndërkombëtari brazilian, sipas një deklarate të lëshuar nga PSG, po "shërohet nga një sindromë virale", ndërsa Bernart "po bën punë forcuese në palestër".

Kujtojmë që te PSG ka disa lojtarë që stërviten në një grup të veçantë, që konsiderohet si “të padëshirueshëm”. Kylian Mbappé, i cili mbetet jashtë fushës për refuzimin e zgjatjes së kontratës  me kampionët francezë, është përfshirë në këtë grup futbollistësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll