Sport

Ter Stegen zgjedh më të mirët e portës: Courtois, Ederson dhe një surprizë e madhe

Portieri i Barcelonës përgatitet për sezonin e dhjetë në klubin katalanas

11 Gusht 2023, 20:21 Nga DOSJA
Ter Stegen zgjedh më të mirët e portës: Courtois, Ederson

SPANJE - Marc-André Ter Stegen është në rrugë për sezonin e tij të dhjetë me Barcelonën. Një moment historik i rëndësishëm për 31-vjeçarin, i cili mbërriti në Katalonjë nga Borussia Monchengladbach për të sfiduar veten...

"Në atë kohë ndjeva se duhej të largohesha nga zona ime e rehatisë. Dhe kjo më bëri të rritesha si njeri dhe si futbollist. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës së Barcelonës",- shprehet gardiani i skuadrës katalanase.

Më pas, në bisedë e sipër ishte koha për të zgjedhur portierët më të mirë në planet, me një surprizë në përzierje: "Courtois, Ederson dhe Álex Remiro. Dhe unë kam shumë dashuri për Álexin. Më pëlqen si portier dhe gjithashtu si person,"- ka deklaruar Ter Stegen.

Për më të pavëmendshmin, Álex Remiro është 28 vjeç dhe është portier i Real Sociedad, ku mbërriti në sezonin 2019/20 nga Athletic Bilbao.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll