Sport

Para debutimit, Luis Enrique për konfliktin me Mbappe dhe të tjera: "Shpresoj që klubi dhe lojtari të gjejnë një marrëveshje"...

I pyetur këtë të premte në një konferencë për shtyp, në prag të ditës së parë të Ligue 1 kundër Lorient (nesër, 21:00), Luis Enrique foli për situatën e Kylian Mbappe. Trajneri spanjol “shpreson që klubi dhe lojtari të gjejnë një marrëveshje”.

11 Gusht 2023, 18:45 Nga DOSJA
Para debutimit, Luis Enrique për konfliktin me Mbappe dhe të tjera:

FRANCE - Luis Enrique, trajneri i PSG, i pyetur në konferencën për shtyp për konfliktin mes klubit dhe Kylian Mbappé, është shprehur: “Kjo situatë ka ekzistuar. Një zgjidhje pozitive ishte gjetur me klubin para ardhjes sime. 

Shpresoj që klubi dhe lojtari të gjejnë një marrëveshje. Ju kujtoj filozofinë e klubit, e cila është mbi të gjitha. Lidhur me diskutimet e mia me Neymar dhe Verratti, nuk do të flas për këtë. Është në domenin privat. Ju ftoj të jeni të vëmendshëm ndaj veprimeve të mia. Vendimet e mia do të shprehin mendimin tim”.

Pozicioni i tij për çështjet Marco Verratti dhe Neymar: “Unë zakonisht mbaj biseda private. Ajo që u thashë dhe ajo që më thane, do të mbetet mes nesh. Nga ana tjetër, ju ftoj të jeni të vëmendshëm ndaj veprimeve të mia. Aty ku i dëgjoni fjalët e mia, janë vendimet e mia, ato që do ta shprehin shumë qartë mendimin tim”.

Për intensitetin, për të vendosur mes ndeshjeve të Ligue 1 dhe atyre në Champions League: “Unë dua shumë minuta 95-100 lojë, ku skuadra do të ishte në mënyrë perfekte konkurruese, dhe kjo në të gjitha ndeshjet. Nuk dua absolutisht 10 minuta çmenduri, dua futboll total, për t'u dhënë kënaqësi tifozëve. Ndjej me lojtarët e mi, që kur kam ardhur, se do të kemi ritmin. Ndoshta jo nga ndeshja e parë kundër Lorientit nesër”.

Për lojën sulmuese dhe ndikimin e saj: “Ju e dini shijen time për të dominuar një ndeshje. Ne duam të dominojmë gjysmën kundërshtare (...) dhe të jemi vigjilentë për tranzicionet, është shumë karakteristike në Francë dhe Angli. Kemi punuar kryesisht në tre gjëra: futboll të vërtetë sulmues, presion të ulët dhe lojë në pozicion”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll