Sport

Përfundon ‘thrilleri’ për Harry Kane! Mijëra njerëz ndjekin avionin, që e çon sulmuesin anglez drejt Munichut…

Interesim mbarëbotëror ka shkaktuar transferimi i sulmuesit anglez nga Tottenham në Bayern Munich

11 Gusht 2023, 20:47 Nga DOSJA

Përfundon ‘thrilleri’ për Harry Kane! Mijëra

ANGLI - Bomba e transferimeve të verës është një fakt me golashënuesin kryesor të të gjitha kohërave të Tottenham dhe kapitenin e Anglisë, pas një ‘thrilleri’ të jashtëzakonshëm (madje edhe sot e kësaj dite), që konsiderohet tashmë një lojtar i Bayern Munichut.

Harry Kane është... rrugës për në Munich (pritet të mbërrijë pak pas orës 20:15) dhe që kur avionic, që transportonte atë dhe gruan e tij u nis nga Londra, ai ka... magjepsur mijëra njerëz.

Siç tregohet në faqen e specializuar www.flightradar24.com, fluturimi me emrin e koduar “DCAWO” është ai me më shumë kërkime, pasi 40.000 njerëz (çdo minutë që kalon numri rritet siç mund ta shihni në foto) ndjekin rrugën e tij, duke pritur që mbërritja e Kane të konfirmohet në Munich.

Përfundon ‘thrilleri’ për Harry Kane! Mijëra

Përfundon ‘thrilleri’ për Harry Kane! Mijëra

Kujtojmë se dje Tottenham pranoi ofertën prej 100 milionë eurosh (+20 milionë bonus) dhe i dha Kane lirinë për të kaluar në Munich, me këtë të fundit që kishte mendime të dyta, por më në fund tha “Po”-në e lakmuar në mesnatë.

Megjithatë, me të mbërritur në aeroportin e Londrës, drejtuesit e Tottenhamit (nuk dihet pse) i hoqën lejen që i dhanë dhe ‘thrilleri’ arriti kulmin. Më në fund, pas disa orësh është ndezur drita jeshile, por gjatë rrugës për në aeroport, furgoni me Kanes është përfshirë në trafik për shkak të një aksidenti trafiku, duke sjellë një vonesë tjetër.

Më në fund në orën 17:50 u ngrit avioni privat carter i pronotuar nga Bayern dhe tani po numërojmë mbrapsht për përfundimin e transfertës më të madhe të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll