Sport

Ancelotti bën humor për ardhjen e një portieri të ri: "Dua që ai të presi me duar!"

Trajneri dha këtë përgjigje humoristike, kur u pyet për cilësitë që do të dëshironte ai te një portier i ardhshëm që mund të vijë nga tregu.

11 Gusht 2023, 16:20 Nga DOSJA
Ancelotti bën humor për ardhjen e një portieri të ri:

SPANJE - Carlo Ancelotti u shfaq në konferencën e parë për shtyp para fillimit të La Ligës. Trajneri italian u pyet në mënyrë të pashmangshme për humbjen e Courtois dhe të gjitha thashethemet për një nënshkrim të mundshëm në portën, që do të largonte Lunin nga katërkëndëshi I Real Madridit.

Italiani tha se portieri ukrainas ka besimin e tij, por nuk e mbylli derën për ardhjen e mundshme të një zëvendësuesi për belgun e dëmtuar. Pasi u pyet për cilësitë që duhet të ketë ky portier, Ancelotti u përgjigj me humor: "Dua që ai të presi me duar. Më pëlqejnë portierët që janë të mirë me duart e tyre".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll