Bota

Presidenti i Zimbabwe: Më votoni për të shkuar në parajsë!

Presidenti i Zimbabwe, Emmerson Mnangagwa u kërkon votuesve të tij një fitore dërrmuese përpara zgjedhjeve të 23 gushtit

11 Gusht 2023, 18:51 Nga m.s
Presidenti i Zimbabwe: Më votoni për të shkuar në
Emmerson Mnangagwa 

Presidenti i Zimbabwe, Emmerson Mnangagwa u kërkon votuesve të tij një fitore dërrmuese përpara zgjedhjeve të 23 gushtit. E ndërsa nuk është lideri i parë që kërkon një gjë të tillë, premtimi që po bën është ndoshta unik. Siç tha ai, ata që votojnë për partinë e tij, ZANU-PF, do të shkojnë në parajsë.

Në një fjalim në kryeqytetin Harare, siç raportohet nga Associated Press, presidenti tha se "askush nuk do të na ndalojë të sundojmë vendin. Ne sollëm pavarësinë, shkelmuam kapitalizmin. Nëse nuk votoni, ju humbni".

Mnangagwa, 80-vjeç, mori pushtetin në vitin 2017 pas një grusht shteti kundër liderit prej dekadash Robert Mugabe. Edhe pse u premtua një epokë e re lirie dhe demokracie, situata në vend mbetet shumë e keqe. Marrëdhëniet me Perëndimin mbeten të ftohta, me presidentin që i drejtohet Rusisë dhe Kinës.

Ai më tej paralajmëroi se pasuesit e partisë së tij do të përballen me pasoja nëse do të përdorin akte dhune kundër kundërshtarëve të tyre. Rasti ishte vdekja e një mbështetësi të opozitës, nga duart e anëtarëve të partisë në pushtet në incidente. Megjithatë, organizata të tilla si Amnesty International kanë një mendim të ndryshëm, të cilët besojnë se qeveria e vendit përdor sistematikisht dhunë kundër opozitës ose atyre që nuk e duan regjimin. 

 emmerson mnangagwa

Sondazh

Poll