Bota

Vuçiç planifikon vizitë në Kinë, pret të takohet me Putinin

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik ka deklaruar se ai gjithashtu do të vizitonte Kinën dhe të takohej me Putinin këtë vjeshtë. 

11 Gusht 2023, 18:02 Nga a.l
Vuçiç planifikon vizitë në Kinë, pret të
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po planifikon të vizitojë Kinën në tetor, ku pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi agjencia ruse TASS, duke iu referuar deklaratës së Vuçiç të bërë gjatë një daljeje televizive.

“Deri në fund të vitit pres bisedime serioze dhe të rëndësishme me partnerët tanë shumë, shumë të rëndësishëm. Në tetor do të bëj një vizitë të rëndësishme në Kinë. Pyetja e madhe është se çfarë do të ndodhë atje, sepse pritet edhe ardhja e presidentit rus Vladimir Putin”, tha Vuçiç të enjten në mbrëmje në TV Happy.

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik ka deklaruar se ai gjithashtu do të vizitonte Kinën dhe të takohej me Putinin këtë vjeshtë. 

aleksander vucic vladimir putin

Sondazh

Poll