Bota

Tensionet Poloni-Bjellorusi, Lukashenko: Duhet të flasim me Varshavën

Dje Polonia njoftoi synimin e saj për të zhvendosur 10,000 ushtarë në kufirin me Bjellorusinë. 

11 Gusht 2023, 17:57 Nga a.l
Tensionet Poloni-Bjellorusi, Lukashenko: Duhet të flasim me Varshavën
Aleksandër Lukshenko

BJELLORUSI-  “Duhet të flasim me polakët. I thashë kryeministrit të kontaktojë me ta. Nëse ata duan, ne mund të flasim dhe të bëjmë paqe. Jemi afër dhe është diçka që nuk mund të zgjidhet”. Kështu u shpreh lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, në favor të bisedimeve me Varshavën pasi Polonia njoftoi vendosjen e trupave shtesë në kufirin mes dy vendeve në një kontekst tensionesh, shkruajnë mediat e huaja. 

Në deklaratat e raportuara nga agjencia BelTa, Lukashenko la të kuptohet gjithashtu se politikat kufitare të Varshavës do të lidhen me zgjedhjet parlamentare të 15 tetorit. Dje Polonia njoftoi synimin e saj për të zhvendosur 10,000 ushtarë në kufirin me Bjellorusinë. 

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll