Bota

SHBA me 'dorë të hekurt', sanksionon katër biznesmenë të tjerë rusë

Departamenti i Thesarit tha më 11 gusht se i ka sanksionuar katër burra të cilët shërbyen në bordin mbikëqyrës të Alfa Group – Petr Olegivich Aven, Mikhail Maratovich Fridman, German Borisovich Khan dhe Alexey Viktorovich Kuzmichev – njërës prej kompanive më të mëdha financiare dhe investuese të Rusisë.

11 Gusht 2023, 18:05 Nga a.l
SHBA me 'dorë të hekurt', sanksionon katër
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara (SHBA) kanë vendosur sanksione të reja të premten ndaj katër rusëve të lidhur me kompaninë financiare, Alfa Group, dhe me një shoqatë ruse të biznesit, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA-së. Këto janë masat më të fundit ndaj elitës financiare të Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Departamenti i Thesarit tha më 11 gusht se i ka sanksionuar katër burra të cilët shërbyen në bordin mbikëqyrës të Alfa Group – Petr Olegivich Aven, Mikhail Maratovich Fridman, German Borisovich Khan dhe Alexey Viktorovich Kuzmichev – njërës prej kompanive më të mëdha financiare dhe investuese të Rusisë. Thesari ka vendosur sanksione edhe ndaj Shoqatës ruse të Punëdhënësve dhe Unionit rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve.

“Elita e pasur ruse duhet ta lirojë veten nga mendimi se mund të bëjë biznes si zakonisht, derisa Kremlini po kryen luftë kundër popullit ukrainas”, tha zëvendëssekretari i Departamentit të Thesarit, Wally Adeyemo.

Ambasada e Rusisë në Uashington nuk i është përgjigjur kërkesës së Reutersit për koment./REL 

shba sanksione ndaj rusise

Sondazh

Poll