Bota

TERROR në Bosnje/ Burri vret me armë ish-gruan dhe dy të tjerë, transmeton krimin “live” në Instagram dhe vetëvritet

Burri, i identifikuar nga mediat boshnjake si Nermin Sulejmanovic nga qyteti verilindor i Bosnjës, Gradacac, postoi një video shqetësuese në Instagram të premten në mëngjes, duke u thënë shikuesve se do të shihnin një vrasje live. 

11 Gusht 2023, 17:29 Nga a.l
TERROR në Bosnje/ Burri vret me armë ish-gruan dhe dy të
Vrasje në Bosnjë-Hercegovinë

BOSNJË- HERCEGOVINË- Një ngjarje e rëndëështë raportuar pasditen e sotme në Bosnjë-Hercegovinë teksa një person ka qëlluar me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij dhe dy persona të tjerë, teksa krimin e ka transmetuar 'live' në Instagram. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin verilindor të Bosnjës të Tuzlës, ku të tre personat mbetën të vrarë. E gjithë ngjarja u transmetua drejtpërdrejtë nga autori në rrjete sociale, i cili më pas vrau veten, në momentin kur policia mbërritur për ta vënë në pranga, shkruajnë mediat e huaja.

Burri, i identifikuar nga mediat boshnjake si Nermin Sulejmanovic nga qyteti verilindor i Bosnjës, Gradacac, postoi një video shqetësuese në Instagram të premten në mëngjes, duke u thënë shikuesve se do të shihnin një vrasje live. 

vrasje në bosnje

Sondazh

Poll