Bota

Doli kundër luftës në Ukrainë, muzikanti dhe aktivisti rus dënohet me 6 vjet burg

Kur prokurorët kërkuan më parë një dënim me tetë vjet për Bakhtin, nëna e tij filloi të qajë dhe gjykatësi e ndërpreu seancën. 

11 Gusht 2023, 18:41 Nga a.l
Doli kundër luftës në Ukrainë, muzikanti dhe aktivisti rus
Foto ilustruese

RUSI- Rusia ka dënuar aktivistin Alexander Bakhtin me 6 vite burg për kritikat e tij ndaj ndërhyrjes ushtarake të Moskës në Ukrainë.  Bakhtin, një aktivist për mbrojtjen e mjedisit dhe muzikant 51-vjeçar, u akuzua për përhapjen e informacionit të rremë rreth konfliktit në Ukrainë.

Grupi i pavarur rus i të drejtave OVD-Info konfirmoi dënimin. E pranishme në gjykatë ishte nëna 79-vjeçare e të pandehurit, Lyudmyla Bakhtina, e cila ishte thirrur si dëshmitare nga prokuroria kundër djalit të saj, shkruajnë mediat e huaja. 

Kur prokurorët kërkuan më parë një dënim me tetë vjet për Bakhtin, nëna e tij filloi të qajë dhe gjykatësi e ndërpreu seancën.  Në një seancë të mëparshme të ndjekur nga gazetarë të AFP-së, Bakhtina i tha gjykatës se kishte nënshkruar dëshminë e saj pa e lexuar atë dhe nuk e dinte se mund të refuzonte të dëshmonte.

Nëna e Bakhtin tha se ai vuan nga bronkiti dhe problemet e zemrës.

alexander bakhtin

Sondazh

Poll