Bota

Britania: Në 5 vitet e fundit mbi 100,000 persona kanë kaluar ilegalisht Kanalin Anglez

Shifra rekord u arrit të enjten pasi 755 njerëz u kapën duke kaluar në 14 varka, sipas Home Office, që është numri më i lartë ditor deri më tani këtë vit.

11 Gusht 2023, 17:10 Nga a.l
Britania: Në 5 vitet e fundit mbi 100,000 persona kanë kaluar
Foto ilustruese

BRITANI-  Më shumë se 100,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla në pesë vitet e fundit. Shifra rekord u arrit të enjten pasi 755 njerëz u kapën duke kaluar në 14 varka, sipas Home Office, që është numri më i lartë ditor deri më tani këtë vit. Ai gjithashtu konfirmoi se 17 individë u shpëtuan nga uji që kishin kaluar në det të enjten në mëngjes, shkruan BBC. 

Kalimet e emigrantëve nëpër Kanal filluan të bëhen të rregullta në vitin 2018. Sipas analizës së të dhënave të qeverisë, që nga fillimi i regjistrimeve aktuale më 1 janar 2018, gjithsej 100,715 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kryer udhëtimin. 

emigrante ne britani

Sondazh

Poll