Bota

Lukashenko: Bjellorusia nuk mund të humbasë lidhjet me BE-në

Duke folur në aeroportin kombëtar të Minskut,  Lukashenko komentoi gjithashtu tensionet e fundit me Poloninë, të cilat rezultuan në dërgimin e forcave shtesë ushtarake në kufirin me Bjellorusinë.

11 Gusht 2023, 16:26 Nga a.l
Lukashenko: Bjellorusia nuk mund të humbasë lidhjet me BE-në
Aleksandër Lukashenko

BJELLORUSI-Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, tha sot se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me vendet e Bashkimit Europian, por duke marrë parasysh interesat e vendit të tij.  

Duke folur në aeroportin kombëtar të Minskut,  Lukashenko komentoi gjithashtu tensionet e fundit me Poloninë, të cilat rezultuan në dërgimin e forcave shtesë ushtarake në kufirin me Bjellorusinë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai tha se qeveria polake po përshkallëzon situatën për të treguar se janë të armatosur siç duhet përpara zgjedhjeve parlamentare të tetorit dhe se Polonia po shtyhet nga Shtetet e Bashkuara. Ai tha se e udhëzoi kryeministrin bjellorus që të kontaktojë Poloninë dhe të përmirësojë marrëdhëniet. 

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll