Bota

Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, diskuton edhe për marrëveshjen e Bratislavës

Më 10 korrik të këtij viti, Kosova e përfaqësuar nga Besnik Bislimi ishte pajtuar me Bashkimin Evropian për masat e deskalimit të situatës në Veri.

11 Gusht 2023, 16:07 Nga a.l
 
Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, diskuton edhe për
Jeffrey Hovenier dhe Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier. Për këtë ka njoftuar zyra e presidencës teksa dha detaje për përmbajtjen e bisedës. Ndër tjerash është folur për vijueshmërinë e hapave konkretë të zbatimit të marrëveshje së Bratislavës në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

”Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe vijueshmërinë e hapave konkret që po ndërmerren në përputhje me atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë. Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim. 

Më 10 korrik të këtij viti, Kosova e përfaqësuar nga Besnik Bislimi ishte pajtuar me Bashkimin Evropian për masat e deskalimit të situatës në Veri.

Një ndër këto masa ishte edhe redukimi i Policisë rreth objekteve të komunave veriore. Po ashtu ishte përmendur edhe hapja e mundësive për zgjedhje të jashtëzakonshme në Veri. Megjithatë, BE-ja akoma nuk është bindur duke mos i larguar ndëshkimet ndaj Kosovës.

aleksander vucic vjosa osmani

Sondazh

Poll