Aktualitet

Dy adoleshentë dhe një 20-vjeçar kërcënojnë me pistoletë lodër 38-vjeçarin në Elbasan

Polica thotë se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për  20-vjeçarin E. D., banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër.

11 Gusht 2023, 14:41 Nga k.m.
Dy adoleshentë dhe një 20-vjeçar kërcënojnë me
Arma lodër

ELBASAN- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku dy adoleshentë dhe një 20-vjeçar kanë kërcënuar një 38-vjeçar me pistoletë lodër. Polica thotë se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për  20-vjeçarin E. D., banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ata kanë kanosur me sende të forta (pistoletë lodër dhe shkop metalik), një shtetas 38 vjeç. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 20 vjeç, banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër. Dy të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta pistoletë lodër dhe shkop metalik, një shtetas 38 vjeç. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e shtetit elbasan

Sondazh

Poll