Aktualitet

Mbi 121 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, lihet në burg pronari i autobusit

Gjykata e Durrësit  ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 44-vjeçarin Leonard Nikolli.

11 Gusht 2023, 14:31 Nga k.m.
Mbi 121 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit,
Foto ilustruese

DURRËS- Lihet në burg pronari i autobusit ku u gjetën mbi 121 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit. Gjykata e Durrësit  ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 44-vjeçarin Leonard Nikolli. Në hetim në gjendje të lirë është dhe shoferi i autobusit E. S., 34 vjeç.

121 680 euro ishin fshehur në tavanin e autobusit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, por Policia falë informacioneve ka arritur të zbulojë shumën e konsiderueshme të parave. Megjithatë ende nuk dihet se në pronësi të kujt ishin paratë që tashmë janë sekuestruar nga Policia dhe cili ishte destinacioni i tyre final. 

leonard nikolli

Sondazh

Poll