Aktualitet

VIDEO- U filmuan duke marrë para nga një makinë, pezullohen dhe nis hetimi për 2 policët në Shëngjin

11 Gusht 2023, 14:09 Nga f.i
VIDEO- U filmuan duke marrë para nga një makinë, pezullohen dhe
pamje nga ngjarja

LEZHË- Dy policë të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin u pezulluan pasi dyshohet se kanë marrë para gjatë ndalimit të automjeteve.

Hetimi për dy policët nisi pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku duket që ata marrin lekë. Pamjet e publikuara nga JOQ, kanë bërë të mundur identifikimin e dy policëve, që shfaqen në të, konkretisht inspektor A. Ç. dhe inspektor K. Ll., punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë, të caktuar përkohësisht si punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin.

pezullohen 2 police lezhe

Sondazh

Poll