Aktualitet

U qëllua me 10 plumba! Andrea Kalemi në gjendje të rëndë, policia greke kontrolle nga deti dhe toka për autorin

Autori i maskuar mësohet se ka qëlluar 10 herë mbi Kalemin, ndërsa ka dyshime se shqiptari kishte mbërritur direkt nga Italia për të kryer krimin.

11 Gusht 2023, 14:04 Nga f.i
U qëllua me 10 plumba! Andrea Kalemi në gjendje të
Andrea Kalemi

GREQI- Një ditë pas atentatit me armë zjarri ku u qëllua me 10 plumba, Andrea Kalemi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Janinës. 

Policia greke njofton se vijon operacionin nga deti dhe toka për kapjen e atentatorit ku mësohet se po kontrollohen të gjitha mjetet lundruese që dalin nga ishulli Paxos me drejtim Prevezen, Igumenicën dhe Korfuzin.

Autori i maskuar mësohet se ka qëlluar 10 herë mbi Kalemin, ndërsa ka dyshime se shqiptari kishte mbërritur direkt nga Italia për të kryer krimin.

Ndërkohë, Kalemi, kushëri i Aleksandër Sadikajt, është transportuar i plagosur me skaf nga Paxos në limanin Arila, Perdika dhe më pas me autoambulancë drejt Janinës.

andrea kalemi

Sondazh

Poll