Aktualitet

Vrasje, grabitje me dhunë dhe "porosi"/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Nuredin Dumani me "shokë" para drejtësisë, në kërkim ende 12 persona

Për 12 personat e tjerë të cilët janë shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje, kërkimi i tyre do të zgjasë edhe për 1 vit, më pas do të nisë gjykimi i tyre në mungesë.

11 Gusht 2023, 14:11 Nga k.m.
Vrasje, grabitje me dhunë dhe "porosi"/ Dosja ‘Plumbi i
Foto ilustruese

TIRANË- Ka kaluar më shumë se një vit, e sërish disa nga të kërkuarit janë ende në arrati, por Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen "Plumbi i artë". Para GJKKO-së do të dalin Nuredin Dumani, edhe 19 persona të tjerë, që më së shumti janë ende në kërkim. Të gjithë akuzohen për 27 vepra penale, nga vrasjet me paramendim, vjedhjet, deri te dhuna dhe korrupsioni. 

Të pandehurit, Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Florenc Çekrezi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha dhe Albert Pashaj, akuzohen për vepra penale të kryera në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.  Për 12 personat e tjerë të cilët janë shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje, kërkimi i tyre do të zgjasë edhe për 1 vit, më pas do të nisë gjykimi i tyre në mungesë.

Të arrestuar gjatë operacionit 'Plumbi i Artë"

Nuredin Dumani, 35 vjeç 
Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
Altin Ndoci, 35 vjeç
Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
Skerdi Tasi, 31 vjeç
Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
Ilirian Feci, 47 vjeç
Enver Diva, 43 vjeç
Besjan Xhixha, 31 vjeç
Ardjan Uzuni, 56 vjeç
Leonard Palushi, 41 vjeç
Gentian Sharra, 48 vjeç
Fatos Gosa, 54 vjeç
Florenc Çekrezi, 35 vjeç
Petrit Qoli, 51 vjeç
Agron Qoli, 52 vjeç
Agron Qafa, 48 vjeç
Asllan Plaku, 30 vjeç

Ende në kërkim janë:

Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

Dosja përmban brenda 6 bashkëpuntorë drejtësie, ku më i rëndësishmi për SPAK është Nuredin Dumani; ndërsa lista e të penduarve vijon me Klevis Allën, Henrik Hoxhën, Skerdi Tasin Euglen Halilin dhe së fundmi, edhe me Erjon Alibej. Ishte ky i fundit, porositësi i shumë nga ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në tentativë për të marrë hak për vrasjen e vëllait, Endrit Alibej, i njohur ndryshe edhe me nofkën "Tarzani". Ndërsa së fundi SPAK mësohet se ka hequr dorë nga bashkëpunimi mes dy të penduarve Henrik Hoxhaj dhe Klevis Alla, pasi dëshmia e tyre është konsideruar si jo e sinqertë.

operacioni plumbi i arte nuredin dumani plumbi i arte

Sondazh

Poll