Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ 47-vjeçari i plagosur paraqitet në spital

Sipas të dhënave të para të bëra me dije nga ana e Policisë së Shkodrës, mesditën e sotme një telefonatë nga spitali ka vënë në dijeni uniformat blu se kishin një pacient të plagosur me armë zjarri në shpatull.

11 Gusht 2023, 14:28 Nga k.m.
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ 47-vjeçari
Foto ilustruese

SHKODËR- Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku është dërguar në spital 47-vjeçari Fatmir Odri. Sipas të dhënave të para të bëra me dije nga ana e Policisë së Shkodrës, mesditën e sotme një telefonatë nga spitali ka vënë në dijeni uniformat blu se kishin një pacient të plagosur me armë zjarri në shpatull. Ai ka shkaur vetë në spital, por ende nuk ka treguar se kush e qëlloi. Ndërkohë Policia ka nisur nga puna për zbulimin e autorit dhe shkakun e plagosjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij.

 

fatmir odri shkoder

Sondazh

Poll