Aktualitet

Vrasja në Vlorë! Zbulohet biseda e fundit mes Rei Metës dhe viktimës: Hajde pimë një kafe ta zgjidhim! Inxhinieri: Ik shiko hallin

11 Gusht 2023, 14:36 Nga f.i
Vrasja në Vlorë! Zbulohet biseda e fundit mes Rei Metës dhe
Armando Meshau dhe Rei Meta

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në Vlorë, ku mbeti i vrarë Armando Meshau.

Gjatë dëshmisë Meta ka rrëfyer edhe bisedën e fundit mes tij dhe Armando Meshaut. Sipas dëshmisë së 33-vjeçarit, ai fillimisht e ka ftuar Armando Meshaun të pinin një kafe për ta zgjidhur çështjen, duke këmbëngulur disa herë ndërsa viktima nuk ka pranuar.

Rei Meta i ka folur duke i thënë "Hajde ulu, pimë një kafe", ndërkohë që ai eshte përgjigjur me fjalët "ika se kam punë dhe ka vazhduar rrugën duke u futur tek interneti ngjitur me lokalin ku ishte ulur shtetasi Rei Meta.

Meta pasi ka shkuar në interneti ai ka parë Armandon, ku i  është afruar dhe i ka thënë "hajde pimë një kafe dhe flasim për kontratën që kemi, dhe ai i është përgjigjur me fjalët "Nuk kemi fare çfarë flasim bashkë, ndërkohë që shtetasi Rei Meta i është drejtuar përsëri me fjalët se "kemi kontratën që kam për të marrë një pronë, por Armando i është përgjigjur më fjalët "ik shiko hallin se nuk më bën dot asnjë gjë".

Rei Meta i ka folur sërisht me fjalët "hajde të ulemi dhe të flasim që të mos merremi me gjyqe, hajde flasim"

Pas debatit Meta ka deklaruar se në një moment Armandoja është çuar dhe e ka qëlluar me grusht. Ai i është kundërpërgjigjur instiktivisht me grushta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është larguar ai ka mësuar më pas se Armando kishte ndërruar jetë dhe në këto kushte është paraqitur vetë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

rei meta armando meshau

Sondazh

Poll