Aktualitet

Deputeti grek takon Fredi Belerin në paraburgim, Angelos Syrigos: Nuk e kuptojmë pse nuk betohet, ndikon në integrimin e BE

11 Gusht 2023, 08:25 Nga f.i
Deputeti grek takon Fredi Belerin në paraburgim, Angelos Syrigos: Nuk e
Fredi Beleri dhe Angelos Syrigos

TIRANË- Greqia ka bërë lëvizjen e radhës për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, i cili prej katër muajsh ndodhet në paraburgim.

Sot deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos zhvilloji një vizitë në Tiranë, ku u takua me kryebashkiakun e Himarës në ambientet e paraburgimit në Qendrën Spitalore e Burgjeve Tiranë (Nënë Tereza).

Syrigos shprehu qëndrimin e palëkundur të palës greke, për betimin e Fredi Belerit. Ai madje e sheh si artificë gjykimin e tij, pasi sipas tij rasti i Fredi Belerit është i vetmi në Shqipëri nga 31 të akuzuar që është mbrapa hekurave. Ndër të tjera ai ripërsëriti se ky qëndrim i drejtësisë shqiptare, do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe por edhe në integrimin e Shqipërisë në BE.

"Për më shumë se tre muaj kryetari i Bashkisë së Himarës është në burg. Kjo gjë ndikon në marrëdhëniet mes dy vende. E para është shteti i së drejtës, e dyta prezumimi i pavarësisë për një person i cili është i zgjedhur si kryetar bashkie. Dhe respektimi i të drejtave civile. Janë katro elementë kryesore, sepse s’është e kuptueshme për ne se pse një person që është zgjedhur dhe nuk ka rekorde të kaluara duhet të shkojë në zyrën e bashkisë. Është një temë mjaft serioze për ne. Këto do të ndikojnë edhe në negociata e Shqipërisë në BE. Janë disa pika që Shqipëria i di.

I di akuzat, ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Por ky rast është i vetmi nga të tjerat. Ai ka qenë i burgosur, por qeveria shqiptare nuk e ka lejuar të betohet si kryetar bashkie. Kjo është shkelje e të drejtave civile. Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri është në  burg. Ligji thtoë se ai duhet të shkojë dhe k është një dhunim i të drejtave të tij civile. Hapi tjetër, do të ndodhë fatkeqësisht për Shqipërinë në BE. Sepse Be luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës. Nuk dua të jap detaje për takimin e sotëm.”- tha ai.

Arrestimi i Fredi Belerit ka ngritur tensionet me shtetin fqinj, ku zyrtarë grekë kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, madje çështjen e kanë ngritur si problematike deri në Bruksel. Fredi Beleri i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, mundi të fitojë kundër kandidatit tjetër të së majtës, Jorgo Goro. Gjithsesi Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin për marrjen e detyrës.

Kryebashkiaku i Himarës rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg, nëse shpallet fajtor. 

fredi beleri angelos syrigos

Sondazh

Poll