Sport

Benjamin Mendy nxjerr në shitje rezidencën për t'i shpëtuar borxheve dhe falimentit

Ish-mbrojtësi i kombëtares franceze, i cili u lirua nga të gjitha akuzat për përdhunim muajin e kaluar, ka mbi 900.000 euro borxheve

11 Gusht 2023, 12:00 Nga DOSJA
Benjamin Mendy nxjerr në shitje rezidencën për t'i

ANGLI - Pavarësisht se u lirua nga të gjitha akuzat për përdhunim, me të cilat u përball, ndërkohë që disa ditë më vonë arriti të nënshkruante për Lorient, jeta e Benjamin Mendy vazhdon të jetë e trazuar. 

Sipas ‘The Guardian’, francezi po tenton të shesë vilën e tij në Cheshire për të shmangur falimentimin, pasi ka borxhe mbi 900 mijë euro.

Sipas të njëjtit burim shton se, vila e lojtarit vlerësohet në 5.7 milionë euro. Për më tepër, përfaqësuesit e Mendy janë në negociata me Manchester Cityn, pasi konsiderojnë se klubi anglez i ka borxh një shumë prej 10.5 deri në 11.5 milionë euro. 

Duhet theksuar se “Qytetarët” e kanë ndërprerë pagesën e pagës së lojtarit kur ai u akuzua për shkelje dhe tentativë për shkelje, në gusht të vitit 2021.

Duhet theksuar se Benjamin Mendy u transferua në Lorient muajin e kaluar, pasi iu desh të përballej me një proces të gjatë ligjor për gati dy vjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll