Sport

PSG, Bayern, Al-Hilal… por dera te Napoli është padyshim e mbyllur për Osimhen

Victor Osimhen (24) do të jetë ende lojtar i Napolit këtë sezon, ka qenë vetë presidenti i klubit italian ai që ka bërë të ditur lajmin.

11 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA
PSG, Bayern, Al-Hilal… por dera te Napoli është padyshim e

ITALI - I ndjekur nga drejtuesit më të mëdhenj europianë këtë verë, sulmuesi Victor Osimhen është një nga atraksionet e kësaj merkatoje verore, i cili po del nga një sezon shumë i madh me Napolin. 

I dëmtuar së fundmi në stërvitje, ylli nigerian nuk do të largohet dhe janë “azzurrët” ata që e kanë bërë të ditur këtë. 

Kërkuesit e sulmuesit janë paralajmëruar, “Osimhen qëndron”, është shërehur Aurelio de Laurentiis për “Sky Sports Italia”. “Ai ka kontratë edhe për dy vite, ku duhet të shkojë? Ka kontrata dhe ato duhet t'i respektosh gjithmonë, kjo vlen për të dyja palët. 

Natyrisht sepse është një marrëdhënie e dyanshme dhe për sa kohë është e tillë dhe nuk anon kurrë në njërën apo tjetrën anë, ka dashuri dhe mirëkuptim”, tha presidenti i famshëm napolitan. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll