Sport

Kujdes Milan, bavarezët janë pa portier! Bayern, shënjestron Maignan!

Rikthimi i Neuer është shumë larg dhe sipas “Bild” bavarezët, përveç Diogo Costa dhe Kepa, po mendojnë edhe për portierin e Milanit.

11 Gusht 2023, 09:30 Nga DOSJA
Kujdes Milan, bavarezët janë pa portier! Bayern, shënjestron

GJERMANI - Asnjëherë si gjatë këtij sesioni në merkato, situata e portierit te Bayern Munich nuk ka ndikuar nga afër te skuadrat italiane.

Së pari, negociatat e gjata që sollën Yann Sommer në Inter dhe tani, pikërisht për shkak të transferimit te ‘zikaltrit’ e portierit zviceran që u angazhua dhjetorin e kaluar për të mbyllur vrimën e lënë nga Manuel Neuer, bavarezët kërkojnë numrin një të besueshëm dhe sipas “Bild” ata i kanë vënë syrin Mike Maignan.

Në fakt, Neuer ende nuk e ka rikuperuar aksidentin që pati teksa bënte ski në dhjetor dhe nuk është aspak afër rikthimit (po flasim për vitin 2024), ndaj për momentin i vetmi portier në dispozicion është Sven Ulreich, 35 vjeç dhe vetëm 9 ndeshje në dy sezonet e fundit.

Është e qartë se Bayern ka nevojë për një portier që mund të zërë vendin e Neuerit, ndoshta jo vetëm për momentin por edhe në të ardhmen, dhe sipas asaj që raporton “Sport Bild”, francezi i Milanit aktualisht është në mesin e dy kandidatëve kryesorë për portën e klubi gjerman në shoqërinë e Diogo Costa, 23 vjeç në pronësi të Portos.

“Sport1” në vend të kësaj shton edhe emrin e Kepa Arrizabalaga, i cili përfundoi jashtë planeve të Chelseat pas ardhjes së Robert Sanchez nga Brighton.

Për momentin, nuk ka asnjë ofertë për Milanin dhe asgjë konkrete, por lajmi alarmon tifozët kuqezi, të cilët sigurisht nuk duan ta shohin largimin e Maignan.

E njëjta ide e klubit, i cili e konsideron francezin të patransferueshëm dhe që disa javë më parë kishte refuzuar një ofertë 60-milionshe nga Chelsea, por nëse gjermanët do të bënin një ofertë të domosdoshme, siç e përsërisin gjithmonë të gjithë, do të ishte vështirë të rezistosh..

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll